Art&Argëtim

‘Jam e tmerruar nga kjo papërgjegjshmëri’/ Kritikoi Bashën për mitingun, PAMJET që nuk pa sot Manastirliu, ç’po ndod

1 Qershor 2020, 18:32 Nga DOSJA
‘Jam e tmerruar nga kjo papërgjegjshmëri’/ Kritikoi

TIRANË– Pas më shumë se tre muajve karantinë, vendi është hapur ndaj masave të marra për parandalimin e pandemisë.

Por qytetarët e ekzaltuar nga liria duket se e kanë harruar rrezikun dhe janë dyndyr nëpër hapësirat publike për të shijuar ditët e gjata të verës.

Pafund qytetarë janë mbledhur në parkun “Rinia” duke bërë që masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, në zonë nuk ka asnjë efektiv policie që të ‘zgjojë’ ndërgjegjien e qytetarëve që harruan pandeminë.

Disa ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kritikoi kryedemokratin Lulzim Basha për grumbullimin e qytetarëve në një takim.

“Zoti Basha mund t’i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie,”-shkruante Manastirliu.

Po këto pamje në mes të Tiranës i ka parë gjë? Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 1143 raste të infektuara, ndërsa qyteti më i prekur është Tirana.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu parku rinia tirane koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu parku rinia tirane

Sondazh

Poll