Art&Argëtim

SKANDALI i trafikimit të fëmijëve, rasti ‘Jeffrey Epstein’/ Anonymous nxjerr sekretet, Donald Trump, Ivanka, Naomi Campbe

1 Qershor 2020, 18:26 Nga DOSJA
SKANDALI i trafikimit të fëmijëve, rasti ‘Jeffrey

AMERIKE– Anonymous ka postuar një video aty ku ka zbuluar marrëdhëniet e personaliteteve të njohura me rrjetin e trafikimit të fëmijëve Jeffrey Epstein. Këta emra përfshinin Ivanka dhe Ivana Trump, Naomi Campbell, Chris Evans, Mick Jagger, Will Smith, e shumë të tjerë.

Lista me qindra emra u ngarkua përmes një skedari në faqen e Anonymous nën emrin “Libri i zi i Jeffrey Epstein”, dhe në të ata ekspozuan të gjithë njerëzit që morën pjesë në festat e organizuara nga Jeffrey Epstein, aty ku thuhej se ai “rekrutonte fëmijët”.

Rasti i Jeffrey Epstein mori shumë vëmendje sa që Netflix publikoi ​​një dokumentar në lidhje me të. Pasi u zbulua se ishte fajtor, biznesmeni thuhet se ka kryer vetëvrasje në mënyrë që të mos lejonte të zbuloheshin informacione për të tjerët.

Anonymous kërcënoi drejtpërdrejtë Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, emri i të cilit gjithashtu u shfaq në listën e lartpërmendur dhe është akuzuar për përdhunimin e të miturve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz donald trump skandal donald trump skandal

Sondazh

Poll