Aktualitet

Përleshje me armë të ftohta në Tiranë, plagosen dy vëllezërit binjakë, nisen me urgjencë drejt spitalit

2 Qershor 2020, 06:35 Nga DOSJA
Përleshje me armë të ftohta në Tiranë, plagosen dy

Tiranë- Përleshje me armë të ftohta në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në sherr janë përfshirë 4 persona dhe raportohet për 2 të plagosur. Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë sherrit me armë të ftohta janë plagosur dy vëllezërit me iniciale I.S dhe E.S, binjakë, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, teksa të rinjtë kanë qenë duke qarkulluar me makinë. Ndërkohë autorët janë larguar nga vendngjarja dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 02.06.2020, rreth ores 08:30, në Sauk të Vjetër, për motive të dobëta janë konfliktuar me sende te forta, dy vellezërit I.S dhe E.S., binjakë 32 vjeç, me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, ku si pasoje e konfliktit jane demtuar me sende te forta dy vellezrit, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjeksore. Me ardhjen e sherbimeve të Policisë, personat janë larguar nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet përleshje në tiranë plagoshen dy persona në tiranë përleshje në tiranë plagoshen dy persona në tiranë

Sondazh

Poll