Aktualitet

Vettingu në Polici/ KJV konfirmon në detyrë tre drejtuesit e lartë, Lutfi Minxhozi, Arben Caka dhe Arben Saliu

2 Qershor 2020, 07:32 Nga DOSJA
Vettingu në Polici/ KJV konfirmon në detyrë tre drejtuesit e

Tiranë- Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Drejtorin e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Lutfi Minxhozin dhe Arben Cakën, Drejtor i SHÇBA-së në Tiranë. Po kështu është konfirmuar në detyrë edhe Arben Saliu, drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit. Mësohet se ata kanë kaluar me sukses të trija shtyllat e vlerësimit: kontrollin e figurës, vlerësimin e aftësive profesionale dhe pasurinë.

Vijon procesi i Vettingut në Polici. Më 26 maj u konfirmua në detyrë,  komandanti i Gardës, Gramoz Sako. Më herët është konfirmuar në detyrë nëndrejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së , Adriatik Ago. Me sukses ka kaluar Vettingun edhe Ardi Veliu, Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndërkohë pak muaj më parë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shkarkoi nga detyra ish-drejtuesin e Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA, Oltion Shehun. Shehu u penalizua pasi nuk justifikonte dot shpenzimet në raport me të ardhurat e tij, të cilat kapnin shumën e rreth 1.4 milion lekëve. Sakaq, më 4 mars kaloi me sukses Vettingun Arben Dashi, drejtori i Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhe arben caka lutfi minxhozi dhe arben caka lutfi minxhozi

Sondazh

Poll