Aktualitet

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit/ Gjyqtari Kalia dorëhiqet nga çështja e Arben Grorit

2 Qershor 2020, 07:20 Nga DOSJA
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim

Tiranë- Gjyqtari Adrian Kalia ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes së të burgosurit përjetë, Arben Grori. Pritet që kërkesa e tij të miratohet nga kryetari i gjykatës.  Arben Grori është dënuar me  burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, ngjarje kjo e ndodhur në Itali, në vitin 1998.

Vrasja e Naim Zyberit

Pas hapjes së demokracisë Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë, Gaz Muçës. Po kështu Zyberi është cilësuar një nga  atentatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua bashkë me Franc Konomin. Por, Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës. Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë.

 

Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos. Në këtë spital ai u vra nga Gert Gjinarari, ku u qëlloi aty për vdekje me dy plumba. Ai u vra më 6 gusht të vitit 1997 nga një atentat i organizuar nga tre persona ku qitësi ishte Gjinarari.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben grori naim zyberi arben grori naim zyberi

Sondazh

Poll