Aktualitet

Ndërron jetë 88-vjeçari në Spitalin Infektiv, asimptomatik nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: Vdiq nga ataku kardiak

1 Qershor 2020, 20:19 Nga DOSJA
Ndërron jetë 88-vjeçari në Spitalin Infektiv, asimptomatik

TIRANË– Një 88-vjeçar i infektuar me koronavirus, ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv.  Në një njoftim zyrtar, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se i moshuari ishte bartës i COVID-19, por asimtomatik për sëmundjen.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë i moshuari nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak nga insuficienca kardio-respiratore, por jo nga COVID-19.

“Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore. I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen.  88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi grave,”-thuhet në njoftim.

Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 1143 raste të infektuara, ndërsa 33 persona kanë ndërruar jetën për shkak të pandemisë. Aktualisht 28 persona po marrin mjekim në spital,  nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 877.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll