Aktualitet

DOKUMENTI/ Akuzohet se fshehu shkarkimin, kallëzohet në SPAK anëtarja e KPK

1 Qershor 2020, 18:58 Nga DOSJA

TIRANË- Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Alma Faskaj, ështe denoncuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për “Falsifikim dokumentash”. Denoncimi është bërë nga gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Hajrie Muçmata. Kjo e fundit është shkarkuar nga KPK më 11 nëntor të 2019-ës, nga trupa gjykuese pjesë e së cilës ishte edhe Fasko.

Sipas Muçmatës, komisionerja e KPK i ka fshehur Kuvendit shkarkimin si gjyqtare e Gjykatës së Lushnjes. Mësohet se në dokumentin që ka në dorë SPAK, Alma Faskaj është shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë më 23.08.1996 për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Në padinë e depozituar në SPAK, kërkohet pezullimi i Faskajt nga detyra.

Faskaj rezulton se ka qenë pjesë e turpit gjykues të KPK, i cili ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Shkodrës Hajrie Muçmatën në 11 nëntor 2019. Faskaj ka votuar për shkarkimin e Muçmatës nga detyra. 

Kjo padi vjen vetëm pak ditë, pasi Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra ish-gjyqtarin e KPA, Luan Daci. Ky i fundit rezulton se ka mashtruar institucionet e drejtësisë, duke fshehur shkarkimin nga detyra për paaftësi në vitin 1997.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alma fasko fshehje te dhenash hajrie mucmata kpk alma fasko fshehje te dhenash hajrie mucmata kpk

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2020, 17:27

LAÇ– Katër persona të veshur me uniforma policie kanë ekzektuar me plumba blind shpues dy biznesmenët, Bujar (Hasan) Lika dhe Paulin Gjergji (Marku).Buri...