Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj, AMA i “tërheq veshin” mediave: Mos raportoni detaje që i
TIRANË- Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF), dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive, (AMA), u kanë tërhequr veshin mediave, për raportimin me detaje të ngjarjes së rëndë në Kamëz, ku roja i një shkolle dhe 3 të rinj abuzuan seksualisht me një 15-vjeçare. Në reagimin e përbashkët, thuhet se mediat, duke intervistuar të afërm të vajzës, si dhe duke paraqitur pamje nga banesa, kanë bërë të mundur identifikimin e saj. Sipas ASHDMF dhe AMA, publikimi i të dhënave është në shkelje të parimeve ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar, si dhe e bën më të vështirë rehabilitimin e fëmijëve më pas.
Reagimi
“Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dënojnë rëndë çdo formë të abuzimeve seksuale me fëmijët, brenda dhe jashtë rrethit të tyre familjar. Abuzimi seksual me fëmijët është një nga format më të rënda të dhunës ndaj fëmijëve. ASHMDF po punon me Njësitë vendore për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe partnerët e saj për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve dhe rehabilitimin e tyre. AMA, duke e konsideruar mbrojtjen e fëmijëve si prioritetin kryesor të saj, është e angazhuar për të mbrojtur fëmijët nga transmetimet e dëmshme audiovizive, duke apeluar ndaj operatorëve audiovizivë për të respektuar normat ligjore dhe etike, si dhe të mbajnë parasysh interesin më të lartë të fëmijëve. ASHDMF dhe AMA nxisin qytetarët dhe komunitetet përreth fëmijëve të denoncojnë sa më shpejt çdo rast të dyshuar apo konstatuar të abuzimit me fëmijët. Vetëm raportimi i shpejtë do të mundësojë parandalimin e abuzimeve dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima. Gjithashtu, nisur edhe nga ngjarjet e fundit të rënda të abuzimeve seksuale me fëmijët,ne jemi të shqetësuar për mënyrën se si këto raste janë raportuar në media.
Mediat e shkruara, portalet online, por edhe mediat audiovizive kanë paraqitur rastet me detaje, kanë intervistuar të afërm të fëmijës, duke bërë të mundur identifikimin e fëmijëve viktima të abuzimit. Gjithashtu, mediat ka publikuar detaje nga banesa, zonës administrative, qytetit ku ka ndodhur ngjarja, me pasojë identifikimin e mundshëm të fëmijës. Publikimi i këtyre të dhënave është në shkelje të parimeve ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar, ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe të Kodit të Transmetimit, një kuadër ligjor që sanksionontë drejtat e fëmijëve për të qenë të mbrojtur, për ruajtjen e të dhënave personale, privatësisë dhe kofidencialitet. Informacione të tilla të bëra publike,që i bën fëmijët të identifikueshëm në rastet kur ato janë viktimë e një ngjarjeje të rëndë, ndikojnë në riviktimizimin e fëmijës dhe rehabilitimi i tyre bëhet shumë i vështirë më pas. Parimet bazë që mediat duhet të njohin dhe respektojnë, bazuar në legjislacionet kombëtare dhe ndërkombëtare shprehin qartë mbrojtjen që gëzojnë fëmijët në media. Nga parimi kryesor që është interesi më i lartë i fëmijës, burojnë parime të tjera për mos diskriminim, respektimi i jetës private, familjare, banesës, e korrespondencës, mbrojtja e moralit dhe e dinjitetit të fëmijës.
Mediat kanë për detyrë të respektojnë etikën, sidomos kur ato transmetojnë lajme që kanë të bëjnë me fëmijët. Në çdo publikim, media duhet të konsiderojë mbrojtjen e interesit të fëmijës para çdo interesi tjetër. Transmetimi i figurës apo detajeve mbi ngjarjen që e bëjnë lehtësisht të mundshëm identifikimin e plotë të të fëmijës viktimë, janë në kundërshtim të plotë me parimet kryesore që media duhet të respektojë. MASHDMF dhe AMA kanë ndjekur me shqetësim publikimin e lajmeve mbi ngjarjet ku janë përfshirë fëmijët viktima. Bazuar në ligjin nr.18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve” dhe në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, apelojmë ndaj mediave, përfshirë dhe ato audiovizive për të respektuar parimet e ruajtjes së privatësisë dhe kofidencialitetit të fëmijës. Gjithashtu, u bëjmë apel mediave të respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe të bëhen partnerë në parandalimin e abuzimeve me fëmijët, duke denoncuar edhe normat dhe sjelljet sociale që influencojnë abuzimin seksual të fëmijëve”
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shtëpi, në zonë e njohur si ‘Bregu i Lumit’ në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 65-vjeçari është vënë në pranga dhe akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”. Ai mësohet se ka kryer marrëdhënie me të miturën, e ka filmuar dhe me anë të pamjeve e kërcënonte që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të do t’ja publikonte ose do të shkruante nëpër mure se ajo ishte ku*vë. E gjendur nën presion, 15-vjeçarja është bindur. Më pas pamjet kanë përfunduar edhe në duart e tre të rinjve, të cilët gjithashtu kanë kryer marrëdhënie me vajzën nën presion. K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç. Edhe këta të funditt janë vënë në pranga dhe akuzohen për të njëjtat vepra penale si 65-vjeçari.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Ndëprerja e energjisë elektrike në Tiranë, OSHEE jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë një njoftim me rëndësi për banorët e Tiranës dhe fshatrave përreth. Më 2-3 qershor, për shk...
Apeli e nxorri nga burgu dhe e dërgoi në shtëpi, përcaktohet data për seancën e radhës ndaj Moisi Habilaj
ITALI- Gjykata e Apelit të Catanias ka përcaktuar datën 17 qershor, për seancën e radhës ndaj Moisi Habilajt. Mësohet se gjatë këtyre ditëve prokurori i ç...
Sekuestrohen 700 mijë lekë ushqime në Portin e Durrësit, nuk kishin paguar taksat doganore
DURRËS- Në Portin e Durrësit janë sekuestruar mallra ushqimore të padeklaruara. Sipas njoftimit të drejtorisë së Doganave, vlera e tyre kapte shifrën e 700...
‘Urdhëri nga lart: S’do t’i afrohet kush malit!’/ Artan Hoxha bën paralajmërimin e FORTË për kanabi
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka folur për kultivimin e kanabisit në vendin tonë dhe ndikimin që ka pasur pandemia tek ‘biznesi’.Në fjalën e tij, në s...
VIDEO/ Mbetjet bllokojnë kanalet, fshati në Lushnje mbetet pa vaditje
LUSHNJE- Hedhja e mbetjeve plastike vend e pa vend vazhdon te mbetet një problem shqetësuese ne gjithë vendin. Ndotja qe krijohet nga këto mbetje është e madhe,...
‘6 muaj pa nam e nishan’/ Zhdukja e kufomës së Jan Prengës, Artan Hoxha rrëfen çudinë: S’ka ndodhur më
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka folur për zhdukjen e kufomës së Jan Prengës, i cili u mor peng dhe më pas u eliminua. Në fjalën e tij, në studion e “...
Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogërave, reagon Meta: Çdo neglizhencë do kishte pasoja tepër të rënda për vendi
TIRANE-Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin vjetor të Qendrës Europiane të Drogërave. Sipas Metës, raporti është një këmbanë e fortë alarmi, që...
U vra me plumba blind shpues në Laç/ Artan Hoxha tregon të SHKUARËN e biznemenit Paulin Marku, si e fitoi gjyqin ndaj Ambasa
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar detaje që nuk diheshin për jetën e biznesmenit Paulin Marku (Gjergji), I ftuar në një intervistë në “...
BMW-ja luksoze merr para taksinë dhe përplaset me bordurën në Elbasan, raportohet për të lënduar
ELBASAN-Një aksident automobilistrik është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan. Mësohet se një makinë tip “BMW”, është përplasur me një bordurë në afërsi të...