Aktualitet

Shtirej si kopshtar, por drejtonte një fermë kanabisi/ Arrestohet 36 vjeçari shqiptar në Britani (EMRI)

1 Qershor 2020, 19:47 Nga DOSJA
Shtirej si kopshtar, por drejtonte një fermë kanabisi/ Arrestohet 36

BRITANI– Një shtetas shqiptar i cili ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte mbërritur ilegalisht në Britani pas një konflikti, është arrestuar  nga autoritetet angleze duke qenë se drejtonte një fermë kanabisi në Philip Larkin afër Beverley Road.

Bëhet fjalë shqiptarin Agron Hithi, në moshën 36 vjeçare, i cili sipas mediave vendase sillej si kopshtar.

Gjykata i ka dhënë dënimin me 6 muaj burg ndërkohë pas muajve të dënimit do të kthehet në vendin e origjinës.  Gjykata Mbretërore në Hull tha ndër të tjera se Hithi u largua nga Shqipëria qershorin e kaluar ‘për të evituar një konflikt’ dhe pagoi 14 500 euro për të mbërritur në Britani.

Hithi u soll në Londër dhe më pas kishte punuar në kantiere të ndryshme, për të shlyer borxhet që kishte ndaj trafikantëve  përpara se të kapej nga policia.

 ‘Më 1 prill të këtij viti, policia shkoi në vendngjarje ku dalloi një erë të çuditshme të kanabisit që vinte nga prona dhe të gjitha dritaret ishin të mbuluara me një veshje alumini’- deklaroi Paul Nicholson.

Burimi: hulldailymail.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron hithi britani paul nicholson agron hithi britani paul nicholson

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2020, 17:27

LAÇ– Katër persona të veshur me uniforma policie kanë ekzektuar me plumba blind shpues dy biznesmenët, Bujar (Hasan) Lika dhe Paulin Gjergji (Marku).Buri...