Aktualitet

Mitingu i Bashës në Durrës/ Manastirliu: Jam e tmerruar nga kjo papërgjegjshmëri, njerëzit të respektojnë masat

Manastirliu shprehet se është tmerruar kur ka parë mitingun e Lulzim Bashës në Durrës.
Featured image of article: Mitingu i Bashës në Durrës/ Manastirliu: Jam e tmerruar nga kjo papërgjegjshmëri, njerëzit të respektojnë masat Ogerta Manastirliu dhe Lulzim Basha

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar për mitingun që ka zhvilluar kryedemokrati Lulzim Basha mëngjesin e sotëm në Durrës. Në një postim në Facebook ajo shprehet se është tmerruar, kur ka parë fotot, ku njerëzit shaqen grumbull. Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve që  mos i binden thirrjeve të Bashës, por të respektojnë masat për COVID-19.

Reagimi i plotë:

Si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jam e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh!

Si mund të jepet kjo shfaqje dhe cili lider në botën e sotme jep këtë shembull thjesht për interesin e vet politik?!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zoti Basha mund t’i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie. Numrat e rritur janë efekt i parashikuar i hapjes. Por kjo ngjeshje njerëzish për qëllimet e një njeriu mund t’i rrisë numrat përtej parashikimeve më negative dhe kostoja mund të bëhet marramendëse!

U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie të pajustifikueshme dhe zotit Basha të mos i faturojë njerëzve e vendit, koston e papërballueshme të luftës së tij të dëshpëruar për pushtet!

Paraditen e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar banorët në zonën e ish-kënetës në Durrës. Gjatë vizitës së tij, Basha u njoh më nga afër me problemet e qytetarëve. Kryedemokrati përsëriti akuzat ndaj Ramës, duke thënë se Ramavirusi ka shkatërruar ekonominë dhe vendet e punës, si dhe ka rritur taksat për 7 vite.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment