Art&Argëtim

“Jemi të përçarë dhe të pështirë”, Beyonce dhe Lady Gaga sulmojnë Donald Trump për vrasjen e George Flyod: Ai ësht

1 Qershor 2020, 11:27 Nga DOSJA
“Jemi të përçarë dhe të

SHBA– Protestat për vdekjen 46-vjeçarit me ngjyrë, George Flyod kanë tronditur dhe botën. Dhunë dhe sulme në shumë qytete në mbarë qytetet e vendit janë imazhet e fundit e më të dhimbshme që po qarkullojnë në mbarë mediat ndërkombëtare.

Lidhur me këtë çështje kaq të vështirë që është krijuar në vend, Presidenti amerikan ka reaguar ashpër për protestat ndërkohë që as personazhet e njohur nuk kanë qëndruar duarkryq në këtë ngjarje të  bujshme.

Së fundmi këngëtarja e famshme Lady Gaga është shprehur e tensionuar sa u përket ngjarjeve të fundit  në SHBA. Në postimin e saj ajo shprehet se presidenti Trump është një racist.

“Ai mban zyrën më të fuqishme në botë, megjithatë nuk ofron asgjë përveç injorancës dhe paragjykimeve, ndërkohë që vazhdojnë të vriten njerëz me ngjyrë.  Ne e kemi ditur që ai është një injorant dhe racist, që kur mori detyrën. Ai është duke ushqyer një sistem tashmë të rrënjosur në racizëm. Zërat e komunitetit me ngjyrë janë ndaluar të shprehen për shumë kohë dhe ajo heshtje është dëshmuar si vdekjeprurëse.  Dhe, pavarësisht se çfarë bëjnë ata për të protestuar, ata prapë janë sulmuar pa dhembshuri nga liderët që kanë për qëllim t’i mbrojnë ata.”-  ka thënë Gaga.

Ndërkohë pas Lady Gagës e cila është një personazhe që përkrah demokratët në Amerikë, knëgëtarja tjetër e njohur Beyonce e shqetësuar për çfarë po ndodh në vend ka thënë  se amerikanët janë të përçarë dhe të pështirë.

“Ne kemi nevojë për drejtësi për George Floyd. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të vrasjes së tij. Ne jemi të përçarë dhe të pështirë. Ne nuk mund ta normalizojmë këtë dhimbje.”- u shpreh këngëtarja përmes një postimi në rrjetet social.

Burimi: TheSun 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz beyonce donald trump lady gaga vrasja e george floyd beyonce donald trump lady gaga vrasja e george floyd

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Maj 2020, 18:08

AMERIKE– Kitaristi i grupit “Kiss”, Bob Kulick, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i rokerit...