Bota

Vëllai i George Floyd nxjerr detaje nga biseda që bëri me Donald Trump: S’më dha mundësinë të…

1 Qershor 2020, 18:01 Nga DOSJA
Vëllai i George Floyd nxjerr detaje nga biseda që bëri me Donald

SHBA- Philonise Floyd, vëllai i afro-amerikanit, i cili u vra nga polici duke shkaktuar më pas edhe protesta të dhunshme në SHBA, ka treguar detaje nga biseda e tij me presidentin Donald Trump, dhe me kandidatin presidencial Joe Biden.

Ai është shprehur se biseda me Trump ka qenë shumë e shkurtër ndërkohë ky i fundit nuk e ka lënë të flasë, kur ai i kishte kërkuar drejtësi për të vëllanë.

“Ai nuk më la mundësinë as të flasë, ishte rëndë. U përpoqa të bisedoj por ai vazhdimisht, disi më refuzonte” deklaroi vëllai i George Floyd. Ndërkohë ai ka treguar edhe bisedën që ka bërë me Joe Biden, ku kishte kërkuar që kandidati demokratik presidencial të sjellë drejtësi për vëllanë e tij.

Kujtojmë se ditën e djeshme residenti Trump ka shprehur keqardhje për vdekjen George Floyd, e më pas ka lavdëruar edhe anëtarët e familjes së tij duke qenë se kishte folur me të vëllanë e viktimës.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump george floyd joe biden philonise floyd protestat ne shba donald trump george floyd joe biden philonise floyd protestat ne shba

Sondazh

Poll