Bota

Filantropi shqiptar bën gjestin e madh, Lazim Destani dhe dy sipërmarrës i dhurojnë Kosovës 12 mijë teste koronavirusi

1 Qershor 2020, 17:58 Nga DOSJA
Filantropi shqiptar bën gjestin e madh, Lazim Destani dhe dy

KOSOVË- Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani, së bashku me disa sipërmarrës të tjerë, u kanë dhuruar 12 mijë teste për koronavirusin, qeverisë kosovare. Filantropi Lazim Destani e ka ndërmarrë këtë nismë, së bashku me pronarin e agjencisë “Eurokoha”, Remzi Ejupi dhe biznesmenin tjetër Nazmi Viqa, shkruan agjencia e lajmeve INA. Mësohet se 1000 prej këtyre testeve do të shkojnë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Rreth dy javë më parë, Lazim Destani me kompaninë e tij, “Ecolog International”, dhuruan kupona ushqimorë për mijëra familje në Tetovë, si dhe shpërndanë tableta për nxënësit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Gjithashtu kompania e tij, do të realizojë testimet masive të popullatës të COVID-19në Luksemburg.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove lazim destani koronavirusi ne kosove lazim destani

Sondazh

Poll