Bota

Nuk mjaftoi Covid-19/ Përkeqësohet gjendja në Kongo, vdesin 4 persona, Ebola shpallet epidemi e re

1 Qershor 2020, 16:45 Nga DOSJA
Nuk mjaftoi Covid-19/ Përkeqësohet gjendja në Kongo, vdesin 4

KONGO- Republika Demokratike e Kongos ka shpallur epideminë e re të Ebolas, në qytetin perëndimor të Mbandaka-së. Këtë e ka bërë me dije Ministri i Shëndetësisë, Eteni Longondo i cili është shprehur se katër persona që kanë vdekur në Mbandaka, janë konfirmuar pozitiv me epideminë e Ebolës.

Ndërkohë shpërthimi është konfirmuar nga drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke thënë se bota nuk po kërcënohet vetëm nga Covid-19.

“Ky shpërthim është rikujtim se Covid-19, nuk është kërcënimi i vetëm me të cilin përballen njerëzit”.-tha ai. Kongoja ka bërë përpjekje për t’i dhënë fund një shpërthimi gati dyvjeçar të Ebolas, afër kufijve lindorë më Ruandën dhe Uganda, por kjo nuk ka ndodhur për shkak se janë konfirmuar sërsih raste pozitive me sëmundjen vdekjeprurëse.

Burimi: France24

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ebola epidemia e ebolas kongo ebola epidemia e ebolas kongo

Sondazh

Poll