Bota

Rusia voton ndryshimet kushtetuese më 1 korrik, Vladimir Putin kërkon të qëndrojë në pushtet deri në 2036

1 Qershor 2020, 17:20 Nga DOSJA
Rusia voton ndryshimet kushtetuese më 1 korrik, Vladimir Putin kërkon

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ditën e sotme ka njoftuar se 1 korriku është vendosur si datë që qytetarët do të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Këto votime sipas mediave ndërkombëtare do i japin mundësinë qa ai të jetë në krye të pushtetit deri në vitin  2036.

Putin ka marrë këtë vendim, pas një takimi me pjesëtarët e ekipit të cilët kanë hartuar projektligjin. Ky projektligj, me ndryshime kushtetuese, është miratuar nga ligjvënësit dhe Gjykata Kushtetuese në muajin mars.

Ndërkohë për këtë çështje kanë reaguar edhe zyrtarë të lartë ku Ella Pamfilova, kryetare e Komitetit Qendror Zgjedhor, ka thënë se mbështet idenë, duke shtuar se votimi do të nisë shtatë ditë përpara datës zyrtare, në mënyrë që të anashkalohen turmat e mëdha të njerëzve për shkak të pandemisë së koronaviruisit.

Ajo ka shtuar se në dy apo tre rajone do të shfrytëzohet sistemi elektronik i votimit, ndonëse nuk ka përmendur cilat do të jetë ato.

Ky vendim ka nxitur protesta në disa qytete e qyteza ruse, ndërsa  kundërshtarët e Putinit kanë thënë se ai ka marrë iniciativë për këto ndryshime, me qëllim të rritjes së pushtetit edhe për 12 vjet vjet, pasi t’i përfundojë mandati aktual më 2024.

Sipas mediave vendase kushtetuta aktuale ruse u ndalon presidentëve që të udhëheqin për më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme, mirëpo ndryshimet e reja do t’i mundësojnë atij të garojë për një mandat të pestë në karrierën e tij, më 2024.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rusi vladimir putin rusi vladimir putin

Sondazh

Poll