Politike

“Ka shkuar për pushime në Paris”, PD denoncon udhëtimin e fshehtë të Ramës e kërkon llogari. Kryeministria: Ishte pë

31 Maj 2020, 14:11 Nga DOSJA
“Ka shkuar për pushime në Paris”, PD denoncon

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një reagim në Facebook shprehet se Edi Rama ka shkuar për pushime në Francë këtë fundjavë. Sipas Bardhit, Rama ka shfrytëzuar avionin e Air Albania si charter personal dhe ka paguar 100 mijë Euro. Më tej numri dy i PD-së, shprehet se ‘si mundet që Kryeministri ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë?’

“Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi. Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale? Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?

Ndërkohë që ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen ai përdor avionin e shtetit shqiptar për arsye personale. Si mundet që Kryeministri ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë? RAMAVIRUSI që ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve, që ka varfëruar dhe lënë të papunë shumicën e tyre, shpërdoron fondet publike për interesa personale. Shqipëria nuk është pashalleku i Edit të Surrelit. Mosha dhe zullumet e kanë plakur autokratin në ikje, që po braktiset çdo ditë nga qytetarët e ndershëm shqiptarë”, u shpreh Bardhi.

Pas këtij denoncimi ka ardhur një reagim dhe nga Kryeministria. Në një reagim në mediat sociale, këshilltari i Edi Ramës, Endri Fuga, shprehet se Kryeministri ka zhvilluar një udhëtim 24 orërsh në Paris, por ka qenë gjithçka për arsye pune. Por Partia Demokratike ka reaguar sërish dhe kërkon shpjegime nga Rama për këtë udhëtim pasi sipas tyre janë shpenzuar 100 mijë Euro. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denoncimi i pd edi rama gazment bardhi rama ne france denoncimi i pd edi rama gazment bardhi rama ne france

Sondazh

Poll