Politike

Hajdari: PD-ja më rrëzoi propozimin më ndryshimin e sistemit, përse Basha e do Ramën perandor?

30 Maj 2020, 19:34 Nga DOSJA
Hajdari: PD-ja më rrëzoi propozimin më ndryshimin e sistemit,

TIRANË– Rudina Hajdari, përfaqësuesja e Opozitës Parlamentare është shprehur se asnjë nga palët e përfaqësuara në Këshillin Politik, nuk pranojnë të ndryshojnë sistemin zjgedhor.

Përpara mediave, pas përfundimit të mbledhjes që zgjati më shumë se katër orë dhe përfundoi pa koncensus, Hajdari u shpreh se edhe Partia Demokratike nuk e dëshiron ndryshimin e sistemit dhe se e kanë refuzuar këtë gjë kur është propozuar nga Hajdari.

Deputetja shtopi më tej se në momentin që ajo u ka kërkuar palëve politike që të qëndronin gjithë natën për të mbyllur një marrëveshje, ata janë çuar e kanë ikur. Në fund, ajo shtoi se nuk e kuptonte, përse Basha e donte një sistem që mban kryeministrin Edi Rama, perandor!

U propozova të rrinim gjithë natën këtu dhe të përmbyllnim çështjen. Nuk pranuan dhe nuk qëndruan. U çuan direkt sapo më dëgjuan, Erdha këtu për të ndryshuar sistemin dhe nuk e kuptoj se përse Partia Demokratike, nuk e mbështet këtë gjë. Më hodhën poshtë çdo gjë,. Pse këta njerëz, kanë kaq frikë për të ndryshuar sistemin zgjedhor, për të hapur listat dhe për bërë që shqiptarët të dinë se kë përfaqësues të votojnë? E kuptoj Edi Ramën, po Bashën nuk e kuptoj se përse e do këtë sistem që e ka bërë Bashën perandor. Persë Basha e do Ramën perandor? Edhe pse këta qëndruan sot bashkë kundër këtij propozimi, nuk e bënë. Thanë gjëra të ndryshme, por unë nuk e pranova atë përgjigje. Ata nuk duan lista të hapura sepse kanë frikë nga vota e qytetarit. Nga njëra anë kemi klasën e vjetër politike, nga ana tjetër kemi qytetarët që duan ndryshime. Minimumi shqiptarët të kenë të drejtë, të fusin në Parlament njerëzit që ata votojnë,”- tha Hajdari.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll