Politike

Shembja e Teatrit, Rama nuk heq dorë, e përmend sërish: Ishte si haur kafshësh, dhanë shpirt ‘të mëdhenjtë’ e skenë

31 Maj 2020, 07:23 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit, Rama nuk heq dorë, e përmend sërish: Ishte si

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën duke u marrë sërish me godinën e Teatrit Kombëtar. Duke publikuar pamjet nga hapësirat e reja të Teatrit të Operas dhe Baletit, Rama shkruan se kushtet janë si në Europë dhe do të falin kënaqësi për dashamirësit e artit.

“Nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror…,”-shkruan Rama. 

POSTIMI I PLOTË:

MIRËMËNGJES me këtë provë shembullore të vizionit e ambicies sonë për institucionet kombëtare të artit e të kulturës në Shqipërinë e shekullit XXI, ku shihet fare qartë edhe dallimi i madh mes dy botëve që u përplasën për Teatrin e Ri Kombëtar…

Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë që ka nxjerrë yje me famë botërore, sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja dhe skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri.

Nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror…

Godina e Teatrit Kombëtar u shembën më 17 maj, pas një vendimi të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Shkatërrimi i dy teatrove u shoqërua me protesta të shuma dhe policia ushtroi dhe dhunë ndaj protestuesve dhe artistëve. Pas shembjes së godinës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur takime në çdo qytet dhe po mbledh firmat për peticionin që kërkon rindërtimin e Teatrit aty ku ishte dhe siç ishte më parë. Rama ka premtuar se në atë truall do të ndërtohet sërish teatri, por me një projekt tjetër.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shembet teatri kombetar edi rama shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll