Politike

Ambasadorja amerikane nis me turizmin! Yuri Kim zgjedh të konsumojë gatimet tradicionale shqiptare: Gosti të mrekullueshme (F

31 Maj 2020, 09:40 Nga DOSJA
Ambasadorja amerikane nis me turizmin! Yuri Kim zgjedh të konsumojë

TIRANË– Ditën e djeshme Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tregoi se drekoi në një restorant me gatime tradicionale shqiptare, tek Mrizi i Zanave.

Teksa shohim që ambasadorja amerikane ka zgjedhur të konsumojë gatime shqiptare, kujtojmë se në një intervistë të fundit ajo ka thënë se dëshiron të nxisë investimet në Shqipëri sa i përket turizimit,  pasi vendi jonë është goditur rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit dhe nga pandemia Covid-19.

Ndërsa ka shtuar se Shqipëria është një ndër ato vende ku kultura, ushqimet, gjuha, e veçanërisht njerëzit janë shumë ndryshe, e thotë se ndihet me fat që i ka njohur.

Por pasi vizitoi Mrizin e Zanave, Kim publikoi disa foto në rrjetin social  Instagram ku krahas tyre shkruante:  Faleminderit Altinit të Mrizit të Zanave për këtë gosti të mrekullueshme.

Mesa duket ajo ka shijuar  shqimet bio dhe natyrën e bukur në vendin tonë. Së bashku ambasadoren amerikane shihet që është edhe  ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elsa hastad yuri kim elsa hastad yuri kim

Sondazh

Poll