Urdhër-arresti nga Gjykata e Pavias, kapet në Shijak i shumëkërkuari për trafik droge, 49-vjeçari do ekstradohet në Itali
31 Maj 2020, 06:44Nga DOSJA
DURRËS– Një 49-vjeçar me iniciale, F.T., është arrestuar në Shijak pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Ndaj 49-vjeçarit shqiptar, ishte prerë një urdhër-arresti nga Gjykata e Pavias. Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe do të ekstradohet në Itali.
NJOFTIMI I PLOTË:
Durrës Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Një tjetër i kërkuar nga drejtësia italiane, për trafikim të narkotikëve, bie në prangat e Policisë.
Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim esktradimin drejt Italisë, të shtetasit F. T., 49 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak, Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Pavias, Itali, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypaleshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikes së Shqipërisë dhe Italisë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë shpërthimin e tritolit që ka ndodhur mbrë...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol, i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në hotelin e Ervin Matës pranë QSUT.Burime pë...
Qeveria shqiptare në muajin mars të këtij viti shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të parandaluar përhapjen e korona virusit. Në këtë situatë të vështir...
TIRANË– Pandemia e koronavirusit ka krijuar një kurbë me ulje dhe ngritje ne vend. Kur rastet po shkonin shumë pranë zerimit, të infektuarit u rritën sëris...
TIRANË– Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë hotelit të babait të Ervint Matës, biznesmenit Luan Mata. Sipas njoftimit të polici...