Në kërkim ndërkombëtar për drogë, ekstradohet drejt Italisë i riu nga Vau i Dejës
30 Maj 2020, 11:53Nga DOSJA
Një 29-vjeçar me iniciale V.Gj., nga Vau i Dejës është ekstraduar drejt Italisë. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italine, pasi Gjykata e Firences më 27 shkurt kishte lëshuar ndaj tij një urdhër-arrest për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”. Operacioni u krue nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Njoftimi i plotë:
Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 29-vjeçari i kërkuar për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndeve narkotike”. Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan dhe bënë arrestimin provizor të shtetasit V. Gj., 29 vjeç, banues në Spathar, Vau i Dejës. 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences, Itali, më datë 27 shkurt 2020 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shkodër- Gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçarit, Rachid Muhamed i cili u mbyt një ditë më parë në lumin Buna në Shkodër. Trupi i tij është gjetur nga polum...
Tiranë- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar një letër Werner Hoyer, Presidentit të Bankës Europiane për Investim, ku i kërkon që të refuzojë kërkesën e...
Tiranë- Humb jetën një 80-vjeçare e infektuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me di...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar për mitingun që ka zhvilluar kryedemokrati Lulzim Basha mëngjesin e sotëm në Durrës. Në një post...
Aktualitet30 Maj 2020, 10:16
Tiranë- Zbardhen kërcënime të tjera që banda e Avdulajve u ka bërë policëve të burgut “313” në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur një tjetër kërcënim,...
Tiranë- Qytetarët janë konfuzë për të dielën, pasi nga qeveria ka dhënë dy njofitme kontadiktore. Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama, njoftoi se gjatë kësa...
PRISHTINË–Një vizitor i këndshëm është parë në parqet e prishtinës. Bëhet fjalë për një ketër të vogël, i cili është kapur nga fotografët, teksa po s...
Në pikën kufitare të Kapshticës u sekuestruan një ditë më parë 195 kg kanabis. Mësohet se në pranga kanë rënë 4 persona. Lënda narkotike ishte fshehur brenda n...
Tiranë- Teatri Eksperimental “nga parajsa” ka uruar Teatrin Kombëtar për 74-vjetorin e shfaqjes së parë. Dy teatrot janë zhdukur, por megjithatë urimi është bër...