Aktualitet

Policia “ndërron” mendje: Të dielën nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve

30 Maj 2020, 11:56 Nga DOSJA
Policia “ndërron” mendje: Të dielën nuk do të

Tiranë- Policia e Shtetit “ndërron” mendje, pasi në një njoftim të dytë ka sqaruar se ditën e nesërme qytetarët mund të lëvizim me makina brenda qyteteve. Sipas uniformave blu, gjatë kësaj të diele do të lejohet lëvizja e makinave, por jo hyrje-dalja në zonat e kuqe.

“Sqarim i Policisë së Shtetit Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel. Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Por çfarë njoftoi Policia më herët? 

Policia e Shtetit njoftoi më herët se nesër do të jenë të hapura të gjitha bizneset, por nuk lejohet në asnjë qytet qarkullimi i automjeteve.  Ky urdhër kundërshtonte vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe njoftimin e Edi Ramës. Sakaq, mëngjesin e sotëm Rama njoftoi se do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe automjeteve brenda zonave.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama masat për covid 19 policia e shtetit ndërron mendje edi rama masat për covid 19 policia e shtetit ndërron mendje

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2020, 10:16

Tiranë- Zbardhen kërcënime të tjera që banda e Avdulajve u ka bërë policëve të burgut “313” në Tiranë.  Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur një tjetër kërcënim,...