Art&Argëtim

Virologu gjermanë u jep shpresë qytetarëve: Mund të ketë një valë të dytë të Covid-19, por… Gjermania nuk të përfs

30 Maj 2020, 11:17 Nga DOSJA
Virologu gjermanë u jep shpresë qytetarëve: Mund të

GJERMANI- Virologu i klinikës universitare të Berlinit ‘Charite’ në Gjermani, Christian Drosten, u ka dhënë shpresë  gjermanëve përsa i përket pandemisë së Covid-19 që tashmë ka gjunjëzuar botën.

Ai pretendon se që gjermanët t’i bëjnë ballë një vale të dytë të COVID-19, duke qenë se tashmë i dinë disa karakteristika të koronavirusit, dhe se të gjithë njerëzit mund të kontrollojnë atë duke zbatuar rregullat.

Drosten tërhoqi vëmendjen, se megjithatë mbetet e rëndësishme, që një përhapje e mundshme të konstatohet shpejt dhe të ndalet, duke i çuar në karantinë të gjithë personat e kontaktit pa u zvarritur dhe duke i testuar ata fillimisht.

“Këtej e tutje personat e kontaktit mund të kalojnë vetëm një javë në izolim, sepse periudha e inkubacionit dhe koha, në të cilën virusi përçohet tek njeriu, është më e shkurtër nga sa mendohej fillimisht,” thotë Drosten.

Kujtojmë se po të njëjtën gjë thotë edhe virologu nga Boni, Hendrik Streeck, gjithashtu nuk beson se Gjermania mund të përballet me një valë të dytë Corona. Ai mendon, se mund të ketë herë pas here shpërthime lokale por nuk beson, se do të ketë një zhvillim infeksioni, që ta mbingarkojë sistemin e shëndetësisë.

Burimi:DW

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete christian drosten koronaviruis ne bote christian drosten koronaviruis ne bote

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Maj 2020, 05:07

DashiProbleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet. Nd...

Art&Argëtim 29 Maj 2020, 19:50

AMERIKE-Forbes shkruan se biznesi i Kylie Jenner është shumë më i vogël nga se njerëzit e besojnë. Sipas tyre 22 vjeçarja pretendon se zotëron një biznes...