Art&Argëtim

Gazetarja Gerta Heta shpërthen në lot në mes të emisionit, surprizohet nga bashkëshorti i saj: O zot, shife ça na ka shkru

29 Maj 2020, 19:27 Nga DOSJA
Gazetarja Gerta Heta shpërthen në lot në mes të emisionit,

TIRANE– Gazetarja Gerta Heta ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’, aty ku prezantoi vajzat e saj dhe tregoi marrëdhënien e ngushtë që ka me to.

Gerta rrëfeu në studio se vajzat luajnë më shumë me babain e tyre, bëjnë lojëra me adrenalinë ndërsa gazetarja merret më shumë me kujdesin e tyre dhe ushqimin.

Gjatë intervistës Gerta u surprizua nga bashkëshorti i saj pasi ai i kishte sjellë një tufë me lule dhe kishte dedikuar fjalë romantike, që e bënë gazetaren të përlotej në studio.

Pjese nga intervista:

Rudina: Do na e lexosh edhe ne me zë të lartë?

Gerta Heta: Po po. “Faleminderit Zot që në këto dy muaj izolim ishte ti si bashkëshortja ime. Në këtë periudhë kam kuptuar se sa e lehtë është jetesa me ty. Shpresoj të vazhdojmë kështu me këtë qetësi derisa të plakemi. Të dashuroj! Ti dhe vajzat tona jeni gjithçka për mua në jetë. Kur nuk jam afër jush zemrat e babit më mungon shumë zhurma juaj që bëni 24 orë në ditë. Ju ka Tata shumë xhan të dyjave, Volim Bas” – jua ka shkruar kroatisht, që do të thotë ‘ju dua’.  Lulet i keni nga Tata. Faleminderit shumë Tata.

Rudina: Në një farë mënyre e patët edhe atë pjesë të programit.

(A.B)/Dosja.al

Gerta Heta: Shumë faleminderit për këtë surprizë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gerta heta gerta heta

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Maj 2020, 18:13

AMERIKE– ‘Cut’ është faqja në Youtube me 9.9 milionë ndjekës që së fundmi ka realizuar një video me titullin: ‘Çfarë konsiderohet tabu në vendin tuaj?’ d...