Art&Argëtim

Përse foshnjat nuk preken nga Covid-19? Shkëncëtarët rusë bëjnë zbulimin e madh: Proteina e qumështit të gjirit dhe dhi

30 Maj 2020, 11:02 Nga DOSJA
Përse foshnjat nuk preken nga Covid-19? Shkëncëtarët

RUSI- Shkencëtarët ruse pas një studimi të kryer në lidhje me Covid-19 kanë në konkluzione se foshnjat janë më pak të prekura nga koronavirusi dhe kjo për shkak të proteinës që gjendet në qumështin e gjirit, të cilat mbrojnë sistemin e tyre imunitar.

Studiuesi i Institutit të Biologjisë së Gjeneve të Akademisë Ruse të Shkencave, Igor Goldman, tha qumështi i gjirit mbron sitemin imunitar të pazhvilluar të bebeve kundër bakterieve dhe viruseve.

“Kemi parë vetëm raste të izoluara të infektimit të bebeve nga koronavirusi, dhe kjo na dha idenë për të testuar laktoferinën, proteinën e qumështit të gjirit që mbron sistemin imunitar të pazhvilluar të bebeve kundër bakterieve dhe viruseve.”është shprehur ai.

Sipas studusve ‘Laktoferrina’ vepron si një stimulues imuniteti që mund të përmirësojë aftësinë e njeriut për të luftuar viruset, jo vetëm tek foshnjat por edhe tek të rriturit. Po ashtu shkencëtarët thanë se ngjashmëri me proteinën që gjendet të qumështi I gjirit të gruas gjendet edhe tek qumështi I dhisë, e cila ka aftësinë për të penguar aktivitetin e viruseve si rotavirus, hepatiti C dhe HIV.

Proteina e quajtur ‘neolactoferrin, thuhet se ka veti anti-bakteriale, anti-virale dhe anti-kërpudhor dhe sipas shkencëtarëve, kjo mund të stimulojë imunitetin adaptiv tek njerëzit që janë prekur nga Covid-19, duke lehtësuar ashpërsinë e simptomave që ata kanë.

Ata gjithashtu besojnë se proteina mund të na mbrojë nga infektimi me Covid-19 dhe të veprojë në mënyrë të ngjashme me një vaksinë.

“Ideja për ta përdorur kundër një infeksioni viral siç është Covid-19 ka një bazë shkencore të rrënjosur në një studim dekadash të neolaktoferrinës të kryer së bashku me Institutin.“, tha Goldman.

Burimi:.eg24.news

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete igor goldman koronavirusi ne bote rusi igor goldman koronavirusi ne bote rusi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Maj 2020, 05:07

DashiProbleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet. Nd...

Art&Argëtim 29 Maj 2020, 19:50

AMERIKE-Forbes shkruan se biznesi i Kylie Jenner është shumë më i vogël nga se njerëzit e besojnë. Sipas tyre 22 vjeçarja pretendon se zotëron një biznes...

Art&Argëtim 29 Maj 2020, 18:13

AMERIKE– ‘Cut’ është faqja në Youtube me 9.9 milionë ndjekës që së fundmi ka realizuar një video me titullin: ‘Çfarë konsiderohet tabu në vendin tuaj?’ d...