Art&Argëtim

29 Maj 2020, 18:13 Nga DOSJA

AMERIKE– ‘Cut’ është faqja në Youtube me 9.9 milionë ndjekës që së fundmi ka realizuar një video me titullin: ‘Çfarë konsiderohet tabu në vendin tuaj?’ duke marre ne video një person për çdo shtet për të dhënë mendimin për temën.

Pjesë e saj ishte dhe Shqipëria e vajza që u shfaq në video tregoi një tabu që ka dëgjuar nga mamaja e saj.

‘Mamaja ime thotë se të fishkëllesh natën, tërheq xhindet, që janë krijesa që jetojnë afër nesh mirëpo ne nuk i shikojmë dot. Mund të shkaktojnë probleme sidomos nëse jeni në shtëpi me familjen‘- shprehet vajza.

MINUTA: 1:22

Njerëzit e tjerë nga vendet e ndryshme të botës kanë treguar tabu nga më të ndryshmet, në Suedi nuk mund të ulesh afër dikujt në tren apo ti flasësh dikujt që nuk e njeh, në Korenë e Jugut konsiderohet tabu tatuazhi, në Japoni, Indonezi dhe shtete të tjera, seksi është një tabu shumë e madhe.

Aborti konsiderohet tabu në Kili dhe Argjentinë ndërsa ne Spanjë është vetëvrasja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz tabu xhinde tabu xhinde

Sondazh

Poll