Art&Argëtim

Rita Ora reagon ASHPËR për vrasjen e afro-amerikanit FLOYD nga dhuna policore: Heshtja është tradhti

29 Maj 2020, 17:52 Nga DOSJA
Rita Ora reagon ASHPËR për vrasjen e afro-amerikanit FLOYD nga dhuna

USA– Vrasja e George Floyd nga një oficer policie në Minneapolis ka hapur debate të shumta dhe protesta në shtetin amerikan.

Vrasja e Floyd është interpretuar nga vendasit si vrasje për shkaqe racore dhe ka nxitur protesta të dhunshme në rrugët e SHBA për dy ditë me rradhë- protesta që priten të bëhen dhe më të mëdha në ditët në vijim.

Ndër artistët e shumtë që kanë reaguar për vdekjen e George, ishte edhe Rita Ora, këngëtarja shqiptare me anë të një postimi të bërë së fundmi në profilin e saj citon një thënie të Luther Kingut :“Vjen një kohë kur heshtja është tradhti”.

 

 

There comes a time when silence is betrayal – Martin Luther King, Jr. RIP #georgefloyd ❤️

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Rita nuk është e vetmja që ka reaguar në lidhje me vdekjen e Floyd, familja Kardashian, motrat Hadid, Justin dhe Hailey e shumë personazhe me ndikim në botë kanë dalë kundër veprimit të oficerit të policisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz rita ora rita ora

Sondazh

Poll