Art&Argëtim

“Ehh si erdhën kohët”, Dashnor Diko publikon foton mes Covid-19: Njerëzit në shtëpi ndërsa lopët në plazh

29 Maj 2020, 07:23 Nga DOSJA
“Ehh si erdhën kohët”, Dashnor Diko publikon foton mes

TIRANË– Këngëtari i njohur shqiptar, Dashnor Diko përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social Facebook ka treguar anën e vërtet të kësaj situate të vështirë që është krijuar  në  Shqipëri si shkak i pandemisë.

Në foton që Diko ka publikuar shihen disa lopë përgjatë vijës bregdetare, ndërkohë që përreth nuk shihet asnjë njeri.

Kjo për shkak se në Shqipëri ende nuk është hequr  masa e vendosur për frenimin e koronavirusit, duke i ndaluar njeërzit që të shkojnë në plazh.

E përkrah fotos këngëtari ka shkruar: Ehh si erdhën kohët, njerëzit në shtëpi ndërsa lopët në plazh…

Shumë njerëz janë  ankuar për këto masa të forta që ka marrë Qeveria shqiptare, ndërkohë që vendi ynë nuk ka shumë viktima dhe të infektuar nga koronavirusi.

Kujtojmë se dy ditë më parë kryeminstri Rama ka njoftuar se në 1 qershor nuk do ketë më zona të kuqe. Kreu i qeverisë në komunikimin me qytetarë u shpreh se do hapen plazhet dhe kjo është fundjava e fundit me kufizime. Rama u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, pasi virusi nuk ka ikur dhe është ende mes nesh.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dashnor diko dashnor diko

Sondazh

Poll