Art&Argëtim

I vdiq miku i ngushtë nga virusi/ Bebe Rexha zbulon se edhe prindërit e saj u infektuan me Covid-19: Të sëmurë për 3 javë

29 Maj 2020, 11:57 Nga DOSJA
I vdiq miku i ngushtë nga virusi/ Bebe Rexha zbulon se edhe prindërit

SHBA– Koronavirusi ka prekur rëndë mbarë botën duke infektuar dhe vrarë jo vetëm njerëz të zakonshëm, por edhe shumë personazhe publik.

Kujtojmë që në muajin mars, kohë në të cilën bota po përjetonte kulmin e pandemisë, këngëtarja e  njohur Bebe Rexha përmes një statusi në Tëitter dha lajmin e hidhur se miku i një miku të saj kishte vdekur si shkak i Covid-19/. Për këtë arsye sikurse e kanë këshilluar të gjithë, këngëtarja shqiptare u bëri thirrje të gjithë fansave të saj të respektonin distancën sociale në mënyrë që të mos prekeshin nga koronavirusi.

Ndërsa ditën e djeshme, Bebe ka zbuluar për mediat e huaja se edhe prindërit e saj kanë qenë të infektuar nga koronavirusi.

“Ata u infektuan… dhe ishin shumë të sëmurë për 3 javë, dhe u nervozova shumë.”- është shprehur këngëtarja shqiptare.

Prej vitesh Bebe jeton në Los Angeles, ndërsa prindërit e saj banojnë në Neë York. Ajo pranoi se e kishte menduar të udhëtonte dhe shkonte pranë tyre, po ishte e  pamundur për shkak të izolimit total të vendit.

“Isha duke menduar ta bëja të gjithë rrugën me veturë…të kujdesesha për ta … Ata ishin aq të gatshëm për të mos na pasur mua dhe vëllanë tim atje, por më në fund u bënë më mirë.”-  tha ajo.

Ndër të tjera ajo tha se kohën përgjatë karantinës e ka kaluar duke provuar receta të reja gatimi në  mënyrë që të jetë edhe sa më shumë pozitive.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bebe rexha bebe rexha

Sondazh

Poll