Politike

Ndryshimi i sistemi zgjedhor, Gjiknuri: Opozita nuk ka sjellë asnjë propozim, maxhoranca shprehet e fundit

29 Maj 2020, 13:30 Nga DOSJA
Ndryshimi i sistemi zgjedhor, Gjiknuri: Opozita nuk ka sjellë asnjë

TIRANË – Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri ka komentuar diskutimet e ditës së sotme në Këshillin Politik. Gjatë fjalës së tij pas takimit, përsa i përket ndryshimit të sistemit, Gjiknuri tha se opozita nuk ka sjellë asnjë propozim. Më tej ai shtoi se nëse do të ketë kërkesë nga të gjitha partitë, Partia Socialiste do të jetë e hapur.

“PD dhe LSI nuk kanë sjellë asnjë propozim për ndryshimin e sistemit. Nuk e di ça deklaratash bëjnë andej këndej. Kemi lënë dy tre ditë afat, asnjë propozim nuk ka ardhur.  Nëse ka kërkesë nga të gjitha partitë, për trajtimin e sistemit zgjedhor jemi të hapur, maxhoranca shprehet e fundit”, tha Gjiknuri.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reforma zgjedhore reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 29 Maj 2020, 11:37

TIRANË– Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka folur lidhur me lajmin për Pashalimanit nga qeveria tuke dhe deklaratat e ambasadores amerikane...