Politike

Koalicioni brenda opozitës jashtëparlamentare, flet Mediu: Ramë dakord në parim

29 Maj 2020, 11:58 Nga DOSJA
Koalicioni brenda opozitës jashtëparlamentare, flet Mediu: Ramë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi ditën e sotme në selinë blu, krerët e partive opozitare, ku temë kryesore diskutimi ishte reforma zgjedhore. Në përfundim të mbledhjes, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh për”News24″, se gjatë takimit palët ranë dakord për një koalcion brenda koalicionit. Sipas Mediut, kjo nuk ka të bëjë me interesin e partive, por me atë të mandateve që japin qytetarët shqiptarë.

Kemi rënë dakord në parim për koalicion brenda koalicionit. Nuk ka të bëjë me interes specifik të partive, por mandateve që japin qytetarët shqiptarë”, tha Mediu.

Më tej Mediu u ndal edhe tek ndryshimi i sistemit zgjedhor, për të cilin tha se Basha është dakord, por ka marrë reagim negative nga socialistët.

Edhe zoti Basha dhe është i bindur për ndryshimin, por kemi reagim negativ nga socialistët, për të mos i dhënë qytetarëve të drejtën për të vendosur për fatin e tyre”, vijoi kreu i PR.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir mediu reforma zgjedhore fatmir mediu reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 29 Maj 2020, 11:37

TIRANË– Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka folur lidhur me lajmin për Pashalimanit nga qeveria tuke dhe deklaratat e ambasadores amerikane...