Politike

Mbyllet takimi i radhës i Këshillit Politik, Hajdari: Palët nuk ranë dakord për asgjë

29 Maj 2020, 12:58 Nga DOSJA
Mbyllet takimi i radhës i Këshillit Politik, Hajdari: Palët nuk

TIRANW-Pak momente më parë është mbyllur takimi i radhës i Këshillit Politik. Në përfundim të takimi 3 orësh, Rudina Hajdari u shpreh se palët nuk ranë dakord për asgjë, gjatë ditës së sotme. Ajo u shpreh se procesi do përfundojë por tymi i bardhë do dalë kur të ndryshojë sistemi. Hajdari tha se gjatë minutave të fundit u propozua edhe identifikimi elektronik i zgjedhësve, por u refuzua nga opozita.

Nuk e di nëse kjo kërkesë është e saktë po nuk u pranua nga opozita. Palët nuk ranë dakord për asgjë sot. Ne do vazhdojmë të flasim dhe do ta mbyllim këtë proces, por tymi I bardhë do dalë kur të ndryshojë sistemi“, tha Hajdari.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 29 Maj 2020, 11:37

TIRANË– Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka folur lidhur me lajmin për Pashalimanit nga qeveria tuke dhe deklaratat e ambasadores amerikane...