Politike

Meta: Reforma Zgjedhore të përfundojë më 31 maj, menjëherë do të firmos ndryshimet, më pas do shpall datën e zgjedhjeve

29 Maj 2020, 11:25 Nga DOSJA
Meta: Reforma Zgjedhore të përfundojë më 31 maj,

Tiranë-  Presidenti i vendit Ilit Meta ka deklaruar në konferencën e sotme se deri më 31 maj duhet të përfundojë Reforma Zgjedhore. Ai tha se mezi pret që të firmosë ndryshimet.

” Ky reagim ka të bëjë me zhvillimet e fundit në Kosovë. Gjithmonë kam respektuar Kushtetutën. Në Kosovë duhet të mbizotërojë gjuha diplomatike. Më 31 maj të përfundojë Reforma Zgjedhore. Menjëherë si president do të firmos ndryshimet, sapo të më vijnë të më japin lajmin e mirë,  të paktën nga Tirana, për qytetarët por sidomos për partnerët. Por serioziteti i tyre duhet te verifikohet nga zgjedhjet ne terren””, u shpreh Meta. 

Më tej presidenti tha: “Unë jam shumë i entuziasmuar nga lajmet e fundit, mezi po pres të duartrokas konsensuesin e Reformës Zgjedhore. Dua të them se kjo do të jetë një arritije e madhe.”

Kreu i shtetit sqaroi se  se menjëherë pas firmosjes do të shpallë ditën e ardhshme të zgjedhjeve dhe nuk do të konsulohet me asnjë palë politike.

“Nëse nuk do të bëhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse, Shqipëria do të ngelë në klasë në tetor dhe do të marrë në qafë dhe Maqedoninë e Veriut dhe e mori në qafë se është kriter i Kopenhagenit sepse këtu nuk i përmend njeri se është mbyllur ambasada daneze. Tani kalojmë tek kodi se ku është shqetësimi. Unë shpresoj shumë, jam shumë i entuziazmuar nga lajmet e fundit, nga cicerrimat që ka progres për Këshillin Politik. Mezi prej të duartrokas këtë konsensus dhe do të kthehem nga cdo vend që ta firmos këtë konsensus. Unë do të shikoj nëse miratohet në përputhje me kushtetutën, ligjet. Mundësia ime është ta kthej vetëm një herë për reflektim, pastaj si veprojë është në varësi të aktorëve të tjerë. Në çdo rast, edhe në mënyrë të njëanshme që nuk do të habiteshim se ka zhvillime të paparishkueshme dhe të befasishme, duhet të bëj të qartë në momentin që do të kem hapësirën kushtetuese ligjore, do të shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri dhe nuk do të pres konsultim formal nga asnjë forcë politike.”, u shpreh Meta. 

Meta zhvilloi sot një konferencë me gazetarët. Ai paralajmëroi se nëse nuk miratohet me konsensus do të ndikojë tek hapja e negociatave. Më tej, Meta foli për opinioni e Komisionit të Venecias, deklaratat e Yuri Kim dhe ‘zaptimin’ e Pashalimanit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll