Art&Argëtim

Imitoi Lulzim Bashën, e ripostoi Edi Rama/ Flet vajza që realizoi videon në Tik Tok: Pashë pataten dhe thashë do të bëj d

28 Maj 2020, 20:25 Nga DOSJA
Imitoi Lulzim Bashën, e ripostoi Edi Rama/ Flet vajza që realizoi

TIRANE– Jona Shehaj është vajza e cila javës që shkoi mori një vëmendje shumë të madhe në Instagram pasi videoja e saj u publika në profilin e kryeministrit të vendit, Edi Ramës.

E ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5” Jona tregoi se gjatë karantinës është marrë më shumë me aplikacionin ‘Tik Tok’ aty ku ka realizuar edhe video imitimin e Bashës.
Ajo tregon se nuk e priste që videoja të merrte kaq shumë pëlqime dhe nuk i besohej se kishte marrë kaq shumë vëmendje.

Realisht nuk e prisja fare. Kam një muaj që jam marrë me ‘Tik Tok’, bëja video për qejf dhe i shpërndaja tek miqtë e mi. Okay thash meqenëse i pëlqejnë miqtë mendova të bëja audion ku është kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pashë pataten dhe thash do të bëj diçka me të. Duke qenë se jam e familjarizuar me mimikën time, shumë njerëz nuk e dinin që e kisha këtë dhe më thanë sa fantastike. Vura re që në ‘Tik Tok’ video pati shumë pëlqime. Ajo shkoi 8 mijë 9 mijë like në ‘Tik Tok’ dhe të nesërmen më merr në telefon shoku im i ngushtë dhe më thotë të ka postuar kryeministri. Futem në Instagram dhe kisha pafund komente dhe mesazhe, kisha mesazhe nga njerëz që nuk i njihja”, tregoi Sara në studio.

Ngatërrimi i Lulzim Bashës në parlament ku thotë se “7×7=42” u imitua nga vajza në aplikacionin për video për tu ripostuar më pas në Instagramin zyrtar të kryeministrit me mbishkrimin “Artiste”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz imitim video imitim video

Sondazh

Poll