Aktualitet

Përfundoi misionin në Shqipëri, Ardi Veliu i akordon certifikatë “Për shërbime të dalluara” oficerit të BKA-së

28 Maj 2020, 16:56 Nga DOSJA
Përfundoi misionin në Shqipëri, Ardi Veliu i akordon

TIRANW-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i ka akorduar certifikatë “Për Shërbime të dalluara”, oficerit të ndërlidhjes të BKA-së (Agjencia Federale Invesigative në Gjermani) në Shqipëri. Ceremonia u zhvillua ditën e sotme në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandemisë.

Të pranishëm në ceremoni ishin zv/Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri Dr. Johannes Dietrich dhe drejtues të departamenteve në Policinë e Shtetit. Veliu ka falenderuar z. Herbert Maassen me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Njoftimi i policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i akordon certifikatë “Për shërbime të dalluara”, Oficerit Ndërlidhës të BKA-së në Shqipëri. Gjatë paradites së sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në një ceremoni me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të protokollit të sigurisë për COVID-19, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka dorëzuar certifikatën “Për shërbime të dalluara”, me motivacionin “Për kontribut të shquar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Gjermanisë, në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme, në interes të forcimit të sigurisë publike”, z. Herbert Maassen, me rastin e përfundimit të misionit të tij. Të pranishëm në ceremoni ishin zv/Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri Dr. Johannes Dietrich dhe drejtues të departamenteve në Policinë e Shtetit. Drejtor Veliu ka falënderuar z. Maassen për kontributin e tij në rritjen e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Gjermanisë. “Gjatë misionit të tij në Shqipëri, Oficeri Ndërlidhës i BKA-së ka treguar një angazhim mjaft profesional në kuadrin e bashkëpunimit policor ndërmjet të dy vendeve, me qëllim forcimin e luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit, në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë për qytetarët e të dy vendeve”, – është shprehur Veliu. Zv/Ambasadori Dr. Johannes Dietrich: “Unë ju falënderoj në emër të Republikës Federale të Gjermanisë dhe shpresojmë se do të kemi të njëjtin bashkëpunim të sinqertë dhe të besueshëm si deri tani, edhe me pasardhësin e z. Maassen, për të arritur qëllimet e përbashkëta të të dy vendeve dhe për të çuar Shqipërinë drejt BE-së”.

Maassen: “Është një kënaqësi shumë e madhe që kjo ceremoni u bë e mundur që të zhvillohet në këtë situatë të vështirë. Policia e Shtetit shqiptar ka qenë, është dhe do jetë një partner i rëndësishëm bashkëpunimi për agjencitë ligjzbatuese gjermane. Në 4 vite që kam qenë këtu kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer në të gjitha fushat. Shqipëria ka qenë si një atdhe i dytë për mua. Ju falënderoj!”

(g.sh/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu herbert maassen ardi veliu herbert maassen

Sondazh

Poll