Bota

Hyrja në dhomën e përgjimeve së bashku me Kurtin, Ministri i Brendshëm i Kosovës refuzon t’i përgjigjet akuzave të Tha

28 Maj 2020, 12:15 Nga DOSJA
Hyrja në dhomën e përgjimeve së bashku me Kurtin, Ministri i

KOSOVË-Ministri në Detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadorin italian, Nicolo Orlando, zhvilluan një vizitë në QKUK. Gjatë vizitës, ai refuzoi që t’i përgjigjej akuzave të presidentit Hashim Thaçi, për hyerjen në dhomën e përgjimeve të Postës dhe Telekomunikacionit, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe z.kryeministrin Abazi.

“Nuk është as vendi, jemi në administratën e QKUK-së. Nuk jam unë që duhet të deklaroj për këtë. Për këtë duhet të deklarojnë në ndërtesën e ngjitur ekspertët që punojnë aty”, ka thënë ai, gjatë vizitës në QKUK, raporton KOHA.

Arsyeja e vizitës në QKUK ka qenë, prezantimi i ndihmave nga kontigjenti ushtarak italian me mjete mborojtëse në luftën ndaj COVID-19.

Ambasadori italian, ka bërë thirrje për kujdes, pasi ekspertët kanë paralajmëruar një valë të dytë të COVID-19.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dhoma e pergjimeve hashim thaci xhelal sveçla dhoma e pergjimeve hashim thaci xhelal sveçla

Sondazh

Poll