Bota

‘Familja ka laborator droge’/ Deklarata e presidentit për ministren e Kurtit, Haxhia: Thaçi ka humbur toruan! Do e padis

28 Maj 2020, 06:46 Nga DOSJA
‘Familja ka laborator droge’/ Deklarata e presidentit për

KOSOVË– Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu i është kundërpërgjigjur akuzave të presidenti Hashim Thaçi lidhur me familjen e saj.

Haxhiu tha se dorëzonte një padi në Prokurori me pretendimin se kreu i shtetit kishte shpifur ndaj familjes së saj, për të cilët u shpreh se kishin një laborator droge.

“Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda. Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge! Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt. Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi,”-shkruan ajo.

Ditën e djeshme, kreu i shtetit Thaçi në një intervistë televizive tha se familjarët e Haxhiut ishin të përfshirë dhe në kontroll të një prej laboratorëve të drogës nga Albulena Haxhiu.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albulena haxhiu hashim thaci albulena haxhiu hashim thaci

Sondazh

Poll