Bota

Vrau babanë për t’u vetëmbrojtur, 20 vjeçares në Itali i hiqen të gjitha akuzat, gjykata e lë të lirë  

27 Maj 2020, 20:19 Nga DOSJA
Vrau babanë për t’u vetëmbrojtur, 20 vjeçares

ITALI– Deborah Sciacquatori, e cila një vit më parë vrau me thikë babanë e saj dhunues, pas një sherri në familje, i janë mohuar të gjitha akuzat nga një gjykatë  në Tivoli të Italisë, pasi sipas saj të gjitha provat çojnë se 20 vjeçaja e ka kryer krimin për t’u vetëmbrojtur, nga një baba i cili ishte Iidhunshëm dhe i alkolizuar.

Sipas autoriteteve vendase një vit më pare viktmia  Lorenzo Sciacquatori, kishte ardhur i dehur në shtëpi dhe donte të dhunonte gruan, nënën dhe vajzën e tij. Pas një zënke të dhunshme, vajza u gjend përballë një rreziku të mundshëm për jetën e saj nga i ati, i cili kishte qenë boksier.

Sipas hetimeve, nga frika vajza kishte marrë thikën në dorë dhe vetëm pas sulmit ndaj saj ishte detyruar që ta përdorte duke e lënë të vdekur të atin.

Burimi:.tiburno.tv

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota deborah sciacquatori deborah sciacquatori

Sondazh

Poll