Bota

Konflikti politik në Kosovë, Kurti i përgjigjet Thaçit: Qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij presidenti helaq

28 Maj 2020, 11:35 Nga DOSJA
Konflikti politik në Kosovë, Kurti i përgjigjet Thaçit:

KOSOVË – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vijuar përplasjet me presidentin Hashim Thaçi. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka thumbuar presidentin Thaçi, duke thënë se koha e regjimit të vjetër ka mbaruar dhe po i bëjnë presion Gjykatës Kushtetuese. Më tej ai shton se qeveria e tij nuk i nënshtrohet këtij presidenti helaq.

Postimi i plotë

Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre. Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq. Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?

Këto deklarata janë vijimësi e reagimeve të ndërsjella mes Kurtit dhe Thaçit. Ky i fundit ka akuzuar Kurtin se ka uzurpuar postin e kryeministrit dhe ka shkelur Kushtetutën. Konflikti politik në Kosovë u përshkallëzua pasi presidenti dekretoi Abdullah Hotin si kryeministër. Pas këtij vendimi, Vetëvendosja iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të japë fjalën e saj, nëse veprimi i Thaçit ishte i ligjshëm apo jo.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci albin kurti hashim thaci

Sondazh

Poll