Art&Argëtim

Krimi makabër i policit amerikan ndaj 46-vjeçarit me ngjyrë/ Reagimet e modeleve shqiptare: Nuk e besoj çfarë ndodh në 202

28 Maj 2020, 11:20 Nga DOSJA
Krimi makabër i policit amerikan ndaj 46-vjeçarit me ngjyrë/

SHBA– Dy ditë më parë u bë virale videoja ku një polic amerikan vrau një njeri më ngjyrë duke i vendosur këmbën në qafë. Kjo video shokuese ka tronditur botën për gjestin diskriminues që një polici bëri ndaj qytetarit me ngjyrë.

Për këtë video të dhimbshme që ka bërë xhiron e botës kanë reaguar edhe modelet shqiptare që prej kohësh jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka qenë Oriola Marashi dhe Trejsi Sejdini që përmes postimeve në Instastory kanë ndarë këto pamje të dhimbshme të poicit që dhunon njeriun me ngjyrë.

“Nuk mund ta besoj çfarë ndodh në 2020. Jam e shokuar.”-ka shkruar Trejsi Sejdini.

Ndërsa Oriola ka publikuar të gjithë videon shokuese sesi polici ushtroi dhunë makabre tek i ndjeri.

Ndërkohë prej ditën e djeshme janë zhvilluar protesta për vdekjen e George Floyd edhe ditën e sotme në rrugët e Minneapolisit qytetarët kanë dalë sërish në protesta.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz george floyd oriola marashi trejsi sejdini george floyd oriola marashi trejsi sejdini

Sondazh

Poll