Art&Argëtim

 “Do i nxirrja tapetet çdo 3 ditë”, Xhensila Pere zbulon se është një nuse e mirë për shtëpi: Në karantinë isha b

28 Maj 2020, 09:03 Nga DOSJA
 “Do i nxirrja tapetet çdo 3 ditë”, Xhensila Pere

TIRANË– Xhensila Pere është një ndër personazhet që ngjall gjithmonë debat për shkak të jetës së saj dhe qëndrimeve që ajo mban në jetë.

Teksa ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin e pasdites “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo në Top Channel, ish-banorja e Big Brother ka thënë se është tamam një nuse për shtëpi.

Teksa Bieta e ka pyetur nëse do i nxirrte tapetet një herë në tre ditë për të qenë nuse për shtëpi, Xhensila ka thënë se po do e bënte diçka të tillë.

 

 

 

Sa “nuse për shtëpi” janë Xhensila, Sara dhe Daljana? Habit Xhensila: Do nxirrja tapetet çdo 3 ditë! #Ftesënë?

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Ndër të tjera ajo ka thënë se nëse do jetonte në shtëpi private dhe do i kishte kushtet sigurisht që do ta bënte diçka të tillë.

“Në rast se jemi në shtëpi private, e bëjmë vetë ne femrat, nuk ka nevojë për t’u dukur nuse për shtëpi. Tapeti duhet nxjerrë se sado fshesa ta pastrojë është më mirë ta shkundësh. Do i nxirrja tapetet çdo 3 ditë në rast se do i isha në shtëpi private.”- është shprehur Xhensila.

Por ajo ka thënë se gjatë javëve të para karantinës ishte në shtëpi tek prindërit prandaj është ndjerë si bukuroshja e fjetur duke shijuar ushqimet e mamit.

“Karantina ime ishte e ndarë  në dy muaj, muajin e parë me familjen në Pogradec ndërsa një muaj me vëllain në Tiranë. Unë isha bukuroshja e fjetur, shijoja gatimet e mamit. Nga një jetë shumë e angazhuar dhe ai ribashkimi, mami që thotë mos bëni asnjë gjë mjafton që jeni këtu. Kur u riktheva tek shtëpia ime në Tiranë një 10 të mirë sepse i bëra të gjitha vetë.”-tha ajo.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz xhensila pere xhensila pere

Sondazh

Poll