Aktualitet

“Do të vras, më thuaj kush je”’, Brataj tregon kërcënimet nga qytetarët: Njëri tha ‘jam gjyqtar, do u ndjek penali

27 Maj 2020, 20:26 Nga DOSJA
“Do të vras, më thuaj kush je”’, Brataj tregon

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka treguar vështirësitë që ka hasur gjatë periudhës së pandemisë. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Brataj ka treguar dhe telefonatat e çuditshme që ka marrë nga qytetarët.

Ai u shpreh se është kërcënuar dhe se momentet më të vështira kanë qenë gjatë kohës kur shpërtheu virusi.

Momentet më të vështira kanë qenë diku nga data 13-14-15 mars. Kemi pasur një numër të madh telefonatash në numrin 127. Kishte shumë kërcënime. ‘Do të vras, më thuaj kush je’ ishin disa nga kërcënimet.  Njëri thoshte jam gjyqtar, hajde merreni të infektuarin se do t’ju ndjek penalisht. Ka pasur kërcënime nga më të ndryshmet. Nuk jam kërcënuar vetëm unë, por edhe pjesa tjetër e personelit tek Urgjenca Kombëtare që u morën me telefonatat në numrin 127”, u shpreh ndër të tjera Brataj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kercenohet skender brataj skender brataj urgjenca kombetare kercenohet skender brataj skender brataj urgjenca kombetare

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Maj 2020, 18:19

Rekuiem për Teatrin

Nga Florian VlashiKafka shkruan se momenti më i rrezikshëm i ditës është zgjimi. Mëngjesin e së dielës 17 maj, në orën 4:30 kish filluar shembja e Teatrit Kombë...