Bota

Plani i KE për rimëkëmbjen, reagon Anegla Markel: Shpresojmë të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2021

27 Maj 2020, 18:08 Nga DOSJA
Plani i KE për rimëkëmbjen, reagon Anegla Markel: Shpresojmë

GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Markel ditën e sotme në një konferencë për shtyp është shprehur se nogociatat e rimëkëmbjes  prej 750 miliardë dollarë e prezantuar nga Bashkimi Europian nuk do të nuk do të përfundojnë  gjatë samitit të ardhshëm europian që do të zhvillohet në qershor. Po ashtu ajo shton se shpreson që ky plan të hyjë në fuqi në Janar të viti 2021.

“Është e qartë se negociatat, që janë të vështira, nuk do të përfundojnë gjatë samitit të ardhshëm të Këshillit të BE-së. Objektivi duhet të jetë gjetja e kohës së mjaftueshme në vjeshtë që parlamentet kombëtare dhe Parlamenti Europian të mund të diskutojnë dhe që plani i rimëkëmbjes të hyjë në fuqi më 1 janar 2021”, – është shprehur Markel.

Komisioni Europian ka miratuar fondin prej 750 miliardë eurosh për rimëkëmbjen e ekonomisë nga koronavirusi. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Lyen, bëri me dije, se paketa stimuluese përbëhet nga 500 miliardë euro grante dhe 250 miliardë euro kredi, ndërsa shton se ky është mometi i Europës. Kreditë që do të merren nga tregjet europiane, do të kenë afatin e shlyerjes deri në 2058-ën.

Burimi:finance.yahoo.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela markel ke angela markel ke

Sondazh

Poll