Bota

Nis testimi i vaksinës ‘Novavax” tek njerëzit në Australi, shkencëtarët: Kemi shpresë

27 Maj 2020, 17:32 Nga DOSJA
Nis testimi i vaksinës ‘Novavax” tek njerëzit në

AUSTRALI– Në Australi ka nisur testimi i  një vakisne kundër koornaviruist tek njerëzit.Sipas mediave ndqërkombëtare 131 persona të moshës midis 18-59 vjeç janë bërë pjesë e programit të testimit në Melbourne dhe Brisbane.

Vaksina  e cila quhet NVX-CoV2373, është duke u zhvilluar nga kompania amerikane bioteknike ‘Novavax’. Sipas kompanisë substanca synon të forcojë reagimin imunitar të trupit dhe të stimulojë nivele të larta të antitrupave neutralizues.

Studiuesit shpresojnë se nëse vakisna do të funksioojë do të prodhohen 100 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe 1.5 miliardë vitin e ardhshëm.

Dr. Paul Griffin, një nga  ekspertët e sëmundjeve infektive që është përfshirë në testet australiane COVID 19. Ai shpreson se ilaçi do të sulmojë me sukses virusin dhe do të jetë gati për t’u përdorur brenda disa muajve.

“Ne studiojmë antitrupat, llojin dhe numrin e antitrupave, dhe pastaj marrim disa gjëra nga subjektet përmes testeve të gjakut dhe bëjmë shumë eksperimente laboratorike për të treguar se e neutralizon virusin. Kompania që prodhon vaksinën tashmë ka filluar procesin shtimit të kapacitetit, kështu që ata tashmë po bëjnë shumë doza të kësaj vaksine. Pra, nëse mund të vërtetojmë se është e sigurt dhe efektive, atëherë, potencialisht, deri në fund të vitit do të ketë një numër të konsiderueshëm dozash në dispozicion”, tha zoti Griffin.

Burimi:trtworld.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi en australi paul griffin koronavirusi en australi paul griffin

Sondazh

Poll