Art&Argëtim

Vdes në moshën 87-vjeçare aktori i mirënjohur amerikan, Richard Herd

27 Maj 2020, 12:50 Nga DOSJA
Vdes në moshën 87-vjeçare aktori i mirënjohur amerikan,

SHBA– Aktori amerikan Richard Herd, i njohur më shumë për rolin e tij në “Seinfeld” ka vdekur në moshën 87-vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se lajmi është është bërë i ditur nga gruaja e tij prej 40 vitesh, aktorja Patricia Crowder Herd, e cila ka njoftuar lajmin e hidhur se Herd ka vdekur  në shtëpinë e tij në Los Angeles, si shkak i disa problemeve të lidhura me kancerin.

Serialet  ku ai ka marrë pjesë janë “V – Vizitorëve”, “TJ Hooker” dhe “Seinfeld”, Herd gjithashtu mori pjesë në tituj të tjerë të famshëm si “MASH”, “Dallas”, “Dinasty”, “Star Trek: The Generation Next”, deri në më të fundit “OC”, “Shtëpiake të dëshpëruara” dhe “CSI Miami”.

Herd prej kohësh vuante nga kanceri por nuk ka mundur  t’i mbijetonte një sëmundje kaq të rëndë. Aktori ka lindur në Boston më 26 shtator 1932, dhe emri i tij është një prej më të njohurëve  për publikun amerikan, por edhe për botën. Pavarësisht se nuk pati kurrë një rol kryesor u bë i njohur për pjesmarrjen e ti në prodhime të panumërta dhe të gjitha të sukseshme.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture los angeles patricia crowder herd richard herd vdes richard herd los angeles patricia crowder herd richard herd vdes richard herd

Sondazh

Poll