Art&Argëtim

“Lutuni për të”, Aktori i njohur në gjendje të rëndë pas infektimit nga Covid-19, bashkëshortja e tij tregon se virus

27 Maj 2020, 08:27 Nga DOSJA
“Lutuni për të”, Aktori i njohur në gjendje të

SHBA– Koronavirusi nuk ka kursyer askënd, në këto tre muaj janë infektuar politikanë, artistë, këngëtarë e mjaftë të personazhe të njohur që kanë treguar eksperiencat e tyre të vështira si shkak i infektmit nga Covid-19.

Kështu edhe aktori i njohur Nick Cordero ka njoftuar prej fundit të muajit prill se është infektuar nga koronavirusi, por sipas mediave të  huaja mësohet se gjendja e tij nuk paraqitet e qëndrueshme dhe e mirë. Ky lajm është bërë me dije nga  bashkëshortja e tij Amanda Kloots.

“Nick është më mirë se dje. Ai akoma është shumë i sëmurë dhe ende po lufton me sëmundjen. Ata gjithashtu pastruan mushkëritë e tij për të ndihmuar në luftimin e infeksionit.”– ka shkruar ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në fund ajo u kërkon të  gjithëve  të luten për të, që të shërohet sa më parë nga kjo sëmundje e rëndë.

Më tej mësohet se mjekët që po kudjesen për Corderon e kanë vendosur atë në një dhomë për t’u trajtuar nën kujdesin intensiv, për shkak se aktori ka akoma probleme me frymëmarrje.

Por partnerja e tij  ka zbuluar se ai nuk është më pozitiv për Covid-19 dhe krizat e tij të fundit shëndetësore kanë qenë komplikime nga qëndrimi i tij gjashtë javor në ICU.

Aktori 41-vjeçar i njohur për filmat “A stand up guy” dhe “Mob Town”, ka qëndruar në spital për një kohë të gjatë, por tashmë mësohet se  ai ka një infeksion të mushkërive duke bërë që shëndeti i tij të përkeqësohet.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz nick cordero nick cordero

Sondazh

Poll