Aktualitet

COVID-19/ Pipero jep lajmin e mirë: Gjatë verës do të ketë pak raste të reja ose aspak

27 Maj 2020, 05:34 Nga DOSJA
COVID-19/ Pipero jep lajmin e mirë: Gjatë verës do të

Tiranë- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka deklaruar në emisionin “Opinion” se  gjatë stinës së verës intensiteti i rasteve me koronavirus do të ulet, sipas tij do të ketë pak raste ose aspak. Ai iu bëri thirrje shqiptarëve të respektojnë masat, pasi COVID-19 ende nuk është larguar nga Shqipëria.

“Vera do ketë raste sporadike ose aspak fare. Prandaj kam këshilluar që është më efektive që të gjurmojmë rastet që kanë klinik dhe t’iu bëjmë tamponin dhe në rast se kanë probleme dhe ti hospitalizojmë. Kontaktit të ngushtë mund t’i bëjmë tampon. Dua të them se rastet pozitive nuk më shqetësojnë ekspozimi nuk më shqetëson, përkundrazi ekspozimi na ndihmon të përforcojmë i imuitetin. Spërklat e pështymës që transmetohen përmes bisedës janë më të shumta më të vogla dhe qëndrojnë më gjatë në ajër, rreth 14 minuta. Pra kur të takohemi mos rrimë shumë më gjatë. Virusi qarkullon, ekziston mundësia e rasteve të sëmura.”, u shpreh Pipero. 

 

Ndërkohë, një ditë më parë numri i të infektuarve në Shqipëri u rrit ndjeshëm. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se dje se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 25 persona.  Harta është zgjeruar me 24 raste të reja në  Tiranë dhe 1 në Durrës.  Ndërkohë gjatë orëve të fundit ka humbur jetën një 69-vjeçar me iniciale S.K, i cili po merrte mjekim në spitalin Infektiv. Numri total i shëruarve ka shkuar në 803.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero viktimat e covid ne shqiperi pellumb pipero viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll