Art&Argëtim

Ligjet e Kalifornisë nuk e pranuan, Elon Musk ‘ndryshon’ emrin e çuditshëm që i vendosi djalit të tij

26 Maj 2020, 11:54 Nga DOSJA
Ligjet e Kalifornisë nuk e pranuan, Elon Musk ‘ndryshon’ emrin

KALIFORNI– “X Æ A-12” ishte emri i çuditshëm që Elon Musk i vnedosi djlait të tij në fillim të muajit maj.  Një emër i tillë habiti të gjithë botën, pasi nuk ishte dëgjuar më parë dhe përbëhej vetëm nga 3 shkronja dhe një numër.

Por askush nuk e pëlqeu këtë emër të çuditshëm që Elon Musk zgjodhi për fëmijën e tij të gjashtë.

Lajmin për këtë emër kaq unik që Musk e publikoi vet në tëitter, ngjalli shumë debate dhe komente duke mos pranuar as nga autoritetet.

Njerëzit nisën të komentonin se ky lloj emri ka të bëjë me emra planetesh ose tinguj të ngjashëm me të satelitëve.

Në mediat e huaja është mësuar se këto gërma të kombinuar me nurmin 12, janë dekoduar, ku sipas ndjekësit, Æ nga alfabeti i vendeve të Skandinavisë shqiptohet Ash, ndërsa A-12 i referohet një aeroplani të CIA, kod për Archangel. X mbetet ende një ekuacion i pazgjidhur!

Por pavarësisht se bëri kaq shumë bujë, mësohet se ligjet në Kaliforni nuk e kanë pranuar një emër të tillë, ndaj Musk është detyruar t’ia ndryshojë paksa emrin të voglit.

Duke qenë se Kalifornia nuk lejon të regjistrosh një emër që përmban numra, CEO i Tesla-s vendosi që numrat në emrin e të voglit t’i zëvendësojë me numra romakë. Kështu emri i ri i djalit të Musk është X Æ A-Xii dhe këtë e ka konfirmuar partnerja e Musk përmes një psotimi në Instagram.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elon musk x æ a-12 elon musk x æ a-12

Sondazh

Poll