Art&Argëtim

Propozim tjetër/ Surpriza e veçantë që Big Basta i bën Vesa Lumës në mëngjes: Do të martoheshe për herë të dytë me

26 Maj 2020, 12:32 Nga DOSJA
Propozim tjetër/ Surpriza e veçantë që Big Basta i

ZELANDË E RE- Këngëtari i  njohur Big Basta ka treguar herë pas here momente të  bukura nga jeta e tij me ndjekësit. Duket që ai i bën shumë shpesh surpriza partneres së tij, këngëtares së njohur Vesa Luma.

Edhe mëngjesin e sotëm duket se ai ka bërë  një gjest mjaft të veçantë duke e gëzuar Vesën. Një mashkull detajist nuk ka  sesi mos ketë ide kaq të bukura, që  tregon e nxjerrin në pah dashurinë e madhe që ai ka për partneren e tij.

Mëngjesin e kësaj të marte, reperi e ka surprizuar këngëtaren duke i bërë një propozim të dytë për martesë,  përmes një forme shumë të sinqertë.

Në një letër që reperi i kishte lënë Vesës në frigorifer i kishte shkruar:  Nëse do të të porpozoja prapë; A do martohesh për herë të dytë me mua?  Zgjidh “Po” ose “Jo”. Të dua!

Sigurisht që një surprizë e tillë e ka lumturuar pamasë këngëtaren e cila e ka postuar në Instastory dhe ka shkruar: Surpriza e mëngjesit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz big basta vesa luma big basta vesa luma

Sondazh

Poll