‘Njerëzit të mos trajtohen si bagëti’, ish-ministri Solis i ashpër me qeverinë: Po abuzohet me pushtetin
25 Maj 2020, 19:47Nga DOSJA
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, ka folur për situatën e COVID-19 dhe u shpreh se Shqipëria e ka përballuar me sukses pandeminënë aspektin shëndetësor. Në një intervistë në Euronews, Solis tha se situata është përballuar me një kosto të madhe ekonomike.
“Kemi një anë shëndetësore dhe një ekonomike. E përballuam me kosto të lartë, por fatmirësisht nga ana shëndetësore ishte një nga skenarët më të mirë të mundshëm. Në të gjitha vendet e Evropës Lindore u dhanë lajme të mira. Është një pamje shumë e mirë nga ana shëndetësore. Sa i përket ekonomisë është dramatike”, tha ai.
Më tej mjeku i njohur i ka bërë kritika qeverisë, duke u shpreh se masat e aplikuara kanë qenë shumë abuzive kundër qytetarëve.
“Sa i përket masave, në fillim masat ishin ato që duheshin dhe ishin obligative. Ishin të detyrueshme, sepse frika ishte shumë e madhe. Më duket se qeveria dhe kryeministri po e ekzagjeron. Secili është i interesuar për të ardhmen e vet. Nuk kemi të bëjmë me bagëti, por kemi të bëjmë me njerëz. Jo më pjesa policore, por secili të marrë masat e duhura. Ky është një abuzim me pushtetin. Që do bëhen hapa të kujdesshëm duhet të bëhen hapa. Populli duhet të dëgjohet dhe jo të trajtohet si bagëti. Janë dhënë urdhra shumë absurd”, u shpreh më tej Solis.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Një burrë me origjinë shqiptare është arrestuar pasditen e së premtes në Milano me akuzën e vjedhjes. Mediat vendase bëjnë me dije se 30- vjeçari ë...
TROPOJË– Një 28-vjeçar i identifikuar si Mark Paplekaj ndodhet në gjendje kritike për jetën, pas një plagosjeje me mjete të forta nga kushëriri i ti...
TIRANË- Ish gjyqtari i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe profesori i Drejtësisë Ledi Bianku, ka komentuar sot zhvillimet e fundit me Reformë...
Aktualitet25 Maj 2020, 19:04
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë sot mesazhin e shkrimtares Rita Petro, e cila flet për situatën e...
TIRANË– Një mësuese shqiptare është mërzitur dhe acaruar me nxënëset e saj dhe ka shpërthyer në audio-mesazhe.Në një audio që po qarkullon në rrjetet socia...
ITALI– Senatori i partisë CAMBIAMO, Paulo Romani së fundmi ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.Ai ka kritikuar ashpër këtë veprim të q...
TIRANË- Bashkia Tiranë ka fshirë nga faqja Tirana.al, dy nga atraksionet që ftonte turistë për të vizituar qytetin. Teatri Kombëtar dhe Teatri Kombëtar Eks...
TIRANË– Në kushtet e fatkeqësisë natyrore të shpallur nga pandemia, mes shumë aktiviteteve publike të anuluara, u anulua edhe konkursi në shkollën e ...
Aktualitet25 Maj 2020, 16:57
DURRËS- Tërmeti i 26 nëntorit mund të ndikojë në përshpejtimin e zbulimit të plotë të Amfiteatrit të Durrësit. Një pjesë e banesave që ndodhen ende mbi shk...